Analizë e Spektrit Info: Buxheti i presioneve dhe frikës elektorale
Lokale

Analizë e Spektrit Info: Buxheti i presioneve dhe frikës elektorale

12.Dec.2013 19:13
0
Për nesër është caktuar seanca e radhës e Këshillit Komunal të Bujanocit. Pa dyshim pikë kyçe e cila do të diskutohet është buxheti për vitin 2014. spektri- bujanocNë materialin i cili i’u është shpërndarë anëtarëve të këtij organi shihet qartë se propozim buxheti për vitin e ardhshëm ka pësuar një rënie të dukshme në krahasim me vitin të cilin po e lëmë pas. Një rënie e tillë do të ndihet veçanërisht tek investimet kapitale, të cilat në 2014-tën mbase nuk do të jenë edhe aq të theksuara. Nga ana tjetër,  pozicionet tjera buxhetore pothuaj se kanë ngelur të njëjta. Gjatë hartimit të propozim buxhetit, sidomos javën e fundit, kreu komunal i Bujanocit ka qenë i eksponuar ndaj presionit të vazhdueshëm për shtimin e mjeteve tek disa pika në lëmitë adekuate. Siç ka marrë vesh Spektri Info,  presionet kanë ardhë pandërprerë nga militantët e subjektit në pushtet, Partisë Demokratike. Kanë qenë klubet sportive, organizatat joqeveritare, mediat, bashkësitë lokale, bile edhe vet ndërmarrjet publike të cilat kanë shtuar presionin në kreun komunal për të ndryshuar shifrat në favor të ngritjeve të mjeteve. “Lobimi është bërë dhe po vazhdon të bëhet përmes këshilltarëve të PD-së, anëtarëve të kryesisë dhe direkt përmes dërgimit të SMS-ve, thirrjeve telefonike dhe caktimit të takimeve me kryetarin e komunës. Madje, ka ndodhur që brenda pak ditëve , disa individë të regjistrojnë klube sportive apo shoqata të qytetarëve me shpresën se do të jenë participues të buxhetit “, ka thënë burimi i Spektrit Info. Të gjitha këto kanë ndikuar që kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ditëve të fundit të jet në një ankth të madh hallesh. Madje burimi i Spektrit Info ka thënë edhe këtë: “ Kryetari javën e fundit nuk ka bërë gjumë në sy nga kërkesat e vazhdueshme financiare “. I përballur nga presionet e tilla, kreu komunal do të vazhdoj të parashoh mjete enorme për klubet sportive, mediat OJQ-të etj. “Sigurisht nga frika e elektoratit, edhe përkundër propozimeve konkrete,  kryetari nuk e ka pasur guximin që këto mjete ti reduktoj“, ka thënë mëtej burimi i Spektrit Info. Edhe përkundër presioneve , i gjendur në një situatë të tillë, kryetari i komunës së Bujanocit do ta ketë shumë të vështirë dedikimin dhe arsyetimin  e mjeteve tek disa subjekte. Shumica nga to nuk i kanë të zgjidhura statuset e veta juridike dhe vazhdojnë të veprojnë si fantome. Shumë i vështirë do të jetë edhe arsyetimi i mjeteve, nëse dikush pretendon që jashta territorit të komunës së Bujanocit të përfitoj nga djersa e taksapaguesve të këtushëm. Sido që të jetë, njerëzit që një kohë të gjatë veprojnë me kryetarin e komunës ,Nagip Arifin, nuk e shohin stilin e tij qeverisës si në periudhën mes viteve 2002-2008. “ Atëherë ishte shumë i prerë në sjelljen e vendimeve, kurse tash nuk e posedon një gjë të tillë “ është shprehur burimi i Spektrit Info.   Kjo analizë është emetuar në edicionin informativ të Spektri Info, të datës 12.12.2013
Inspektori kërkon shkarkimin e drejtorit të shkollës “Sezai Surroi”
PDSH dhe partitë tjera bashkë drejt Këshillit Kombëtar Shqiptar?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration