Ana Brnabiq ministre në Qeverinë e Serbisë takon Shaip Kamberin
Ana Brnabiq, Ministre e Administratës shtetërore dhe vetdministrimit lokal të Qeverisë së Serbisë e shoqëruar edhe me Zoran Stankoviq është pritur në zyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kanë biseduar për problemet e përditshme me të cilët ballafaqohen qytetarët e komunës së Bujanocit.Sipas Kamberit, ntegrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore ishte tema kryesore e diskutuar në këtë takim.
“Kërkesa për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në jetën publike, rritjen e mjeteve për funksionimin e Këshillit Nacional dhe realizimi i Platformës 7 pikëshe nga Qeveria, mbeten synim i padiskutueshëm i politikbërjes në Luginë të Preshevës”, thuhet në njoftimin e Kamberit./Titulli.com/