Ambasadori, Peter Burkhard takon kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin (foto)
Ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi, Peter Burkhard i shoqëruar edhe me shefin e zyrës së kësaj organizate në Bujanoc Jef Bieley është takuar me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.Temë e takimit ishte gjendja e përgjithshme në komunën e Bujanocit dhe kjo ishte vizita e parë e ambasadori Burkhard pas formimit të qeverisjes së re komunale në Bujanoc, shkruan titulli.com.
Kamberi e njoftoi për planet e komunës për të ardhmen duke shpresuar për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fushat me interes për qytetarët e kësaj komune./Titulli.com/