Ambasadori i SHB-së në Beograd, Kajl Skot të Martën viziton Preshevën
Lokale

Ambasadori i SHB-së në Beograd, Kajl Skot të Martën viziton Preshevën

02.Sep.2016 20:32
0
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kajl Skot do të vizitojë të Martën (6 Shtator) fshatin Leran të komunës së Preshevës.

Vizita e tij e lidhet me aksionin që bëhet me shërbimet-kontrollimet mjekësore nga ushtria e Amerikës, Serbisë dhe Angolës në të cilën banorëve të 8 fshatrave në rrethin e Pçinjës do t’i ofrohen shërbime mjekësore falas, shkruan Titulli.com.

Në kumtesën e ambasadës së SHBA-së në Beograd thuhet se përmes këtyre aktiviteteve do të frocohet bashkëpunimi mes SHBA-ve, Serbisë dhe Angolës por gjithashtu do t’i ofrohen shërbime mjekësore banorëve në fshatrat më të varfur në Jug të Serbisë./Titulli.com/

Plani i asistencës mjekësore:

6 Shtator 2016 – Leran, Shkolla Fillore “9 Maji” (komuna e Preshevës)

7 Shtator 2016 - Muhoc, Shkolla Fillore “Migjeni” (komuna e Bujanocit) 

8 Shtator 2016 - Vlasë, Shkolla Fillore ''20 Tetori'' (qyteti i Vrajës)

9 Shtator 2016 - Vërtogosh, Shkolla Fillore “1 Maji” (qyteti i Vrajës)

10 Shtator 2016 - Lluçan, Shkolla Fillore “Sami Frashëri” (komuna e Bujanocit) 

12 Shtator 2016 - Kllenik, Shkolla Fillore “Bora Stankoviq”  (komuna e Bujanocit) 

13 Shtator 2016 - Caravajkë, Shkolla Fillore “Migjeni” (komuna e Preshevës)

14 Shtator 2016 - Letovicë, Shkolla Fillore “Ali Bektashi” – Paralelja territoriale e shkollës në Nasalcë (komuna e Bujanocit)

Partia Demokartike kërkon sqarime për 100 ditët e qeverisjes aktuale në Bujanoc
Departamenti i arsimit në Bujanoc: Me një burek jepet pesshja-5 në shkollat shqipe (konkluzione)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration