Ambasadori i OSBE-së, Andrea Orizio ndan diploma trajnimi 50 juristëve në Bujanoc (video)
Lokale

Ambasadori i OSBE-së, Andrea Orizio ndan diploma trajnimi 50 juristëve në Bujanoc (video)

04.Dec.2017 18:51
0
Në një atmosferë solemne në shtëpinë e Kulturës në Bujanoc janë ndarë diploma për 50 jurist të cilët përfunduan programin përgatitor për dhënien e provimit të jurisprudencës në Serbi.

Shefi i Misionit të organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi, Andrea Orizio theksoi se ky është bashkëpunimi i parë i këtij lloji me Odën e Avokatëve të Serbisë.

“Në fillim kam qenë optimist në lidhje me këtë program por pastaj me ka habitur fakti i numrit kaq të madh të interesuarve për të qenë pjesë e trajnimit, gjegjësisht 50 avokat të rinj tashmë të certifikuar kanë qenë pjesë e këtij trajnimi”, u shpreh Orizio, shkruan Titulli.com.

Philippe  Guex, ambasador i Zvicrës për Serbi dhe Mal të Zi tha se Zvicra ka financuar mjaft përmes projekteve të ndryshme të Bashkimit Evropian në këtë pjesë, shkruan Titulli.com.

“Është një numër shumë i vogël i juristëve shqiptarë të punësuar nëpër institucionet e drejtësisë andaj po shpresoj shumë që ky program të jetë profitabil për dy arsye,  e para të dalin kuadro profesionistësh dhe e dyta të shtohet numri i të punësuarve në organet e drejtësisë nga nacionaliteti shqiptarë”, deklaroi Guex.

Edhe koordinatori i zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Gjakomo Bosisio përshëndeti përfundimin e këtij programi dhe tha se  do të jetë në shërbim të së mirës së përgjithshme në këtë rajon.

Dragoljub Gjorgjeviq, përfaqësues i Odës së Avokatëve të Serbisë vlerësoi përfundimin e këtij programi duke thënë se kjo jep një mesazh të qartë për të mirë.

“Interesi jonë është që drejtësia të ngrihet në një nivel më të lartë kryesisht avokatët. Edukimi i këtyre 50 avokatëve të rinj është një gjë e rëndësishme për të ardhmen”, tha  Gjorgjeviq .

Program i trajnimit për juristët e rinj ka zgjatur 8 javë dhe është mbajtur në Bujanoc gjatë muajit Shtator dhe Tetor në Bujanoc i cili  ndihmon në përgatitjen e provimit të jurisprudencës për atë që do të forcojnë punën në sistemin  e drejtësisë në vend.

Këtë program  e ka organizuar Misioni i OSBE-së në Serbi në bashkëpunim me Odën e  Avokatëve të Serbisë dhe në përkrahje të madhe nga Ambasada e Zvicrës në Beograd./Titulli.com/ 

BE me program për mbështetje komunave, Bujanoci prioritet në vitin 2018
Bujanoc: Legalizimi i objekteve dhe lejet ndërtimore jo i kënaqshëm për buxhetin (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration