Ambasadori i OSBE-së gjatë vizitë në Preshevë: Mbështesim nxitjen e dialogut dhe mundësive (foto)
Lidhur me vizitën e tij të relizuar në Bujanoc dhe Preshevë, ambasadori i OSBES-së, Jan Braathu ka shkruar në faqen zyrtare të kësaj organizate në Serbi.
Ky është postimi i plotë në Facebook i ambasadorit, Jan Braathu:
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani mirëpriti përzemërsisht Shefin e Misionit të OSBE-së në Serbi, ambasadorin jan braathu në Preshevë. Braathu zhvilloi takime me kryetarin e komunës, nënkryetarin, kryetarin e Kuvendit të Komunës, anëtarët e Kuvendit të Preshevës dhe përfaqësues të të rinjve.
Amb. Braathu: Misioni i OSBE-së në Serbi i kushton vëmendje të vazhdueshme Serbisë jugore dhe zbaton projekte që synojnë përmirësimin e pozitës së të gjithë qytetarëve.
Duke punuar në partneritet me të gjithë partnerët tanë në terren dhe institucionet në Beograd, ne jemi të përkushtuar të mbështesim në nxitjen e dialogut dhe mundësive për këtë zonë, gjithashtu falë pranisë sonë në terren në Bujanocin e afërt Osce.serbia po organizon kurse të gjuhës serbe dhe shqipe, duke mbështetur punën e EKONOMSKI FAKULTET U SUBOTICI Departamenti i Ekonomisë në Bujanoc dhe ne kemi zgjeruar Programin tonë të Praktikës Profesionale në Serbinë jugore, një mundësi për të rinjtë nga kjo zonë që të kryejnë praktikë në institucionet publike..