Ambasadori i OSBE-së, Andrea Orizio ndan diploma trajnimi 50 juristëve në Bujanoc (video)
Në një atmosferë solemne në shtëpinë e Kulturës në Bujanoc janë ndarë diploma për 50 jurist të cilët përfunduan programin përgatitor për dhënien e provimit të jurisprudencës në Serbi.Shefi i Misionit të organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi, Andrea Orizio theksoi se ky është bashkëpunimi i parë i këtij lloji me Odën e Avokatëve të Serbisë.
“Në fillim kam qenë optimist në lidhje me këtë program por pastaj me ka habitur fakti i numrit kaq të madh të interesuarve për të qenë pjesë e trajnimit, gjegjësisht 50 avokat të rinj tashmë të certifikuar kanë qenë pjesë e këtij trajnimi”, u shpreh Orizio, shkruan Titulli.com.
Philippe Guex, ambasador i Zvicrës për Serbi dhe Mal të Zi tha se Zvicra ka financuar mjaft përmes projekteve të ndryshme të Bashkimit Evropian në këtë pjesë, shkruan Titulli.com.
“Është një numër shumë i vogël i juristëve shqiptarë të punësuar nëpër institucionet e drejtësisë andaj po shpresoj shumë që ky program të jetë profitabil për dy arsye, e para të dalin kuadro profesionistësh dhe e dyta të shtohet numri i të punësuarve në organet e drejtësisë nga nacionaliteti shqiptarë”, deklaroi Guex.
Edhe koordinatori i zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Gjakomo Bosisio përshëndeti përfundimin e këtij programi dhe tha se do të jetë në shërbim të së mirës së përgjithshme në këtë rajon.
Dragoljub Gjorgjeviq, përfaqësues i Odës së Avokatëve të Serbisë vlerësoi përfundimin e këtij programi duke thënë se kjo jep një mesazh të qartë për të mirë.
“Interesi jonë është që drejtësia të ngrihet në një nivel më të lartë kryesisht avokatët. Edukimi i këtyre 50 avokatëve të rinj është një gjë e rëndësishme për të ardhmen”, tha Gjorgjeviq .
Program i trajnimit për juristët e rinj ka zgjatur 8 javë dhe është mbajtur në Bujanoc gjatë muajit Shtator dhe Tetor në Bujanoc i cili ndihmon në përgatitjen e provimit të jurisprudencës për atë që do të forcojnë punën në sistemin e drejtësisë në vend.
Këtë program e ka organizuar Misioni i OSBE-së në Serbi në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Serbisë dhe në përkrahje të madhe nga Ambasada e Zvicrës në Beograd./Titulli.com/