Albin Kurti priti delegacionin nga Partia Demokratike në Bujanoc
Lokale

Albin Kurti priti delegacionin nga Partia Demokratike në Bujanoc

12.Nov.2019 09:51
0

Kryetari Kurti i Lëvizjes Vetëvendosjesë bashku me anëtaren e kryesisë  Albulena Haxhiu, kandidaten për deputete Teuta Fazliu dhe Sekretarin për Marrëdhënie me jashtë nga Lëvizja, Kreshnik Ahmeti, priti në takim një delegacion nga Partia Demokratike që ka shtrirje në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, të kryesuar nga kryetari  Nagip Arifi, kryetarja e Forumit të Gruas Adelina Brucaj Hasani, kryetari i Forumit Rinor Sali Salihi, si dhe Shaban Xheladini.

Në këtë takim, përfaqësuesit nga Bujanoci na uruan fitoren e zgjedhjeve të 6 tetorit, dhe shprehën dëshirën që qeveria e re të formohet sa më parë në mënyrë që edhe ndryshimet për të cilat qytetarët kanë votuar të vihen në jetë.

Mes tjerash, ata na njoftuan edhe për gjendjen e rëndë në Bujanoc, ku për shkak të ngecjes në ekonomi dhe arsim, të rinjtë nuk po shohin më perspektivë atje dhe po emigrojnë jashtë vendi siç kanë bërë më herët në Medvegjë.

Kryetari i PD-së,  Nagip Arifi tha se mungojnë veprimet konkrete nga qeveritë e deritanishme të Kosovës.

Kryetari Kurti i falënderoi për urimin e vizitën, dhe tha se është në dijeni për gjendjen e rëndë nëpër të cilën po kalon Lugina. Ai e njoftoi z. Lutfiu për prioritetet e qeverisë së re, ku vend të rëndësishëm ka mirëqenia e shqiptarëve jashtë kufirit, të drejtat dhe liritë e tyre si dhe aspekti i shëndetësisë dhe arsimit në ato vende ku ata jetojnë.

Kurti tha se qeveria e Kosovës do jetë më aktive në mbështetjen e shqiptarëve në Luginë, dhe këtë do e bëjë bashkë me Shqipërinë, si përmes zbatimit të marrëveshjeve të deritashme ashtu edhe me marrëveshje të reja për politika që mundësojnë zhvillimin e jetës atje.

Komunikatë nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Krapi me fytyrë njeriu (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration