Aksion për ndërtimin e një shtëpie të familjes që mban gjallë shkollën në Medvegjë
Është marrë aksion për ndërtimin e një shtëpie për një familje 5 anëtarëshe në komuën e Medvegjës.“Jemi të një mendimi që me çdo kusht të mobilizohemi që në dimrin e ardhshëm kjo familje të ketë të zgjidhur çështjen e banimit”, thuhet në njoftimi dërguar redaksisë së Titulli.com.
Kjo iniciativë është marrë nga Fondi Humanitarë për Medvegjë në Zvicër në bashkëpunim me të gjitha subjeketet politike dhe organizatat tjera që veprojnë në komunën e Medvegjës.
Këto kanë njoftuar se tani është rasti që të ndihmohet kjo familje e cila është në gjendje të mjerueshme dhe se 3 fëmijët e saj e mbajnë një shkollë (paralele) të hapur në gjuhën shqipe në Medvegjë.
Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij aksioni të lajmërohen tek iniciuesit lokal në Medvegjë./Titulli.com/