Aksidenti në Bujanoc, shoferi i autobusit lihet i lirë
Pas mbajtjes dyditore policore në njësinë e paraburgimit në Vranjë, shoferi i autobusit të aksidentuar V.Z. (36) nga Komuna e Bujanocit, është liruar nga mbajtja për t'u mbrotjur në liri.Drejtuesi i këtij mjeti, i kombësisë shqiptare, ngarkohet me shkaktimin e aksidentit në autostradën Preshevë – Vranjë, në afërsi të Davidovcit, komuna e Bujanocit, më 4 tetor rreth orës 22:30 minuta, kur po barte emigrantrantët nga Qendra e pranimit në Preshevë, raporton Titulli.com.
Në momentin e aksidentit V.Z. po ngiste autobusin e markës “Setra” me targa të Leskocit, kur është goditur me kamionin me targa të Maqedonisë, i parkuar në shiritin e emergjencës në autostradë.
Në këtë aksident të rëndë komunikacioni ka humbur jetën një shtetase e Afganistanit, kurse janë lënduar lehtë dhe rëndë nëntë emigrantë nga vendet e Afrikës dhe Azisë. /Titulli.com/