Akademia e Shkollave të Evropës Qendrore ka shpallur konkurs për projektet e shkollave
Akademia e Shkollave të Europës Qendrore (Academy of Central European Schools "“ ACES) ka shpallur konkurs për projektet e shkollave/bashkësive të cilat ballafaqohen me sfidat shoqërore.Projektet shkollore sigurojnë kuadër konkret për kombinimin e mësimit, trajnimin, informimin, veprimin dhe takimet e reja. Ato e bëjnë mësimin më interesant, mundësojnë që përvojë për pjesëmarrje të suksseshme dhe angazhim qytetar, si dhe promovimin e zhvillimit të kompeticioneve dhe aftësive të reja të duhura për jetë dhe punë në shekullin 21.
Puna në temat relevante dhe çështjet e nxehta nga rrethi i tyre jetësor kërkojnë nga nxënësit dhe arsimtarët që të konsiderojnë sendet jashtë aspektit të jetësës dhe prespektivës personale. Duke vepruar sëbashku me partnerët e tyre, krijojnë ndikim të rëndësishëm në bashkësitë e tyre. Përveç kësaj, përvoja ndërkombëtare dhe shkëmbimi në Akademi sigurojnë prespektivën e gjërë europiane.
Nxënësit dhe arsimtarët e shkollave publike në vendet partnere në programin aces-act local ftohen që të gjejnëpartnerët lokal jashtë shkollor dhe të paraqesin propozim projektin partnerial me idetë konkrete për bashkëpunim në nivelin e bashkësisë. Ftesa i përket shkollave publike të të gjitha nga të gjitha llojet të cilat përmbushin kushtet për pjesëmarrje, me grupën e caktuar të nxënësve të moshës prej 13 deri 17 vjeçare.
Gjuha e punës në kuadër të Akademisë është gjuha angleze (komunikimi ndërkombëtar), por përdororimi i gjuhëve tjera në projektet lokale është i mundur.
Tema e ftesës është “Secili person është i rëndësishëm. Sëbashku për përfshirje sociale”. Në mënyrë që sa më të mirë t`i përgjigjemi çështjeve të nxehta dhe sfidave shoqërore të bashkësive në rajon, programi aces – act local kërkon iniciativat shkollore të cilat kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm shoqëror dhe forcimin e shoqërisë civile lokale. Propozimet e dërguara të projekteve duhet të shtjellojnë këtë temë. Për më shumë informacione rreth temës mund të gjenden në adresën http://www.act-local.aces.or.at/calltopic2017
Ftesa është e hapur deri më 28 shkurt 2017.
Për më shumë informacione vizitoni këtë adresë: www.act-local.aces.or.at/projectcontest