Afro 19 mijë votues morën pjesë në zgjedhjet lokale në Preshevë ?
Lokale

Afro 19 mijë votues morën pjesë në zgjedhjet lokale në Preshevë ?

24.Dec.2017 21:30
0
Votimi në komunën e Preshevës nuk ka përfunduar në orën 20 për shkak se në momentin e votimit kishte rradhë të gjata të njerëzve duke pritur në 5 vendvotime, ka njoftuar Komisioni Komunal Zgjedhorë.

Sipas kryetarit të këtij komisioni, Zeqirja Miftari në votime kanë marrë pjesë afro 50% të 38.860 votuesëve të regjistruar, shkruan Titulli.com.

“Në 4-5 vendvotime prej të cilëve gjenden në ndërtesën e komunës së Preshevës votimi nuk ka përfunduar në orën 20 sepse ka pas votues akoma brenda që kanë pritur të votojnë”, u shpreh Miftari.

Në zgjedhjet e fundit lokale në Preshevë të mbajtura në muajin Prill të vitit 2016 kishte 17.322 votues apo 46% e votuesve dhe duke llogaritur në ulëset e kuvendit komunal PDSH 14 këshilltarë, APN 11 këshilltarë, PVD 10 këshilltarë, BDL 2 këshilltarë dhe UDSH 1 këshilltar./Titulli.com/

 

 
Pse u prish vendvotimi 5 në Preshevë, zgjedhjet do të përsëritem
Aliu: Alternativa për Ndryshim ka marrë mbi 4600 vota
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration