ADSH dorëzon listën për zgjedhjet e parakohshme lokale në Preshevë
Lokale

ADSH dorëzon listën për zgjedhjet e parakohshme lokale në Preshevë

27.Feb.2021 08:32
0

ADSH çertifikohet për pjesmarrje në zgjedhjet lokale, kjo është lista e kandidatëve për këshilltarë nga ADSH

Postimi i kryetarit të ADSH-së, Armend Aliu:

Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës,

Sot u finalizuan procedurat teknike rreth përpilimit të dokumentacionit dhe dorëzimit të listës së kandidatëve në Komisionin Komunal Zgjedhor.

Në prani të kandidatëve për këshilltarë nga ADSH si dhe të koordinatorëve të nëndegëve u dorëzua lista zgjedhore që do të mbajë emrin Alternativa Demokratike Shqiptare që do të çertifikihohet si listë me numër 6.

Bartës i kësaj liste do të jem unë, ndërsa edhe 14 kandidat tjerë u përzgjodhën që të jenë zëri juaj në Kuvendin Komunal të Preshevës.

Me numrin rendor 2 në listën zgjedhore është vendosur Driton Mehmeti nga fshati Rahovicë, një djalë i zellshëm dhe i sjellshëm që punon në një kompani logjistike dhe trasnporti këtu në Preshevë.

Lista vazhdon me numrin 3. Hanife Tahiri, studente e fakultetit ekonomik.

4. Halit Ramadani nga fshati Miratoc, Inxhinjer i Biokimisë.

5. Baftije Miftari, nga fshati Norçë, me profesion motër medicinale

6. Lindita Ameti, studente në fakultetin e infermierisë nga fshati Çukarkë.

7. Florina Idrizi, e diplomuar në Fakultetin Pedagogjik, nga Rekë e Tërrnavës.

8. Vaxhide Sulejmani – Daliu, nga Zhunica, motër medicinale.

9. Rinor Kadriu, Jurist i diplomuar nga fshati Raincë.

10. Blerina Aliu, Magjistre e Shkencave Juridike nga Presheva.

11. Lirim Neziri nga fshati Bukuroc, punëtor.

12. Arben Emini, Ekonomist i diplomuar nga Presheva.

13. Hyliae Kadriu nga Rahovica me profesion Mjeke.

14. Delvina Kelmendi, e diplomuar në fakultetin e Infermierisë, nga Presheva.

15. Vullnet Beqiri nga Rahovica, Inxhinjer Softueri.

ADSH përzgjedhjen e kandidatëve për këshilltar të kuvendit komunal e bëri në një stil ndryshe, ku kordinatorët për çdo njësi zgjedhore janë konsultuar me qytetar dhe aktivist të ADSH-së dhe lista mori formën e tanishme. Për ne është i rëndësishëm koncepti dhe pesha e idesë së veprimit së bashku, për të fituar së bashku!

KIPRED: S’do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi para vitit 2023
Vaksina Pfizer, efektive në testimin e parë me përmasa të gjëra në botë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration