8 kriminelët kibernetikë më famëkeq të vitit 2023
Shkencë dhe teknologji

8 kriminelët kibernetikë më famëkeq të vitit 2023

16.Jan.2024 23:27
0

2023 ishte një vit i arrestimeve të profilit të lartë, bastisjeve, sanksioneve dhe dënimeve me burg për disa prej kriminelëve kibernetikë më në zë. 

Në këtë artikull kthehemi pas në kohë në një vit plot zhvillime në këtë sektor duke rikthyer në kujtesë grupe dhe banda të rrezikshme të një bote online me dinamikë të lartë.

Hakeri përgjegjës për hakimin e Twitter dënohet me burg 

Një herë e një kohë, Joseph James O’Connor ishte një prej hakerëve më të kërkuara në botë, jo vetëm nga autoritetet por edhe publiku kurioz që shikonte hakimet e tij të ekzekutoheshin në kohë reale.

O’Connor ishte anëtar i një grup hakerësh të thyen rrjetin social Twitter dhe abuzuan me mjetet e brendshme të administrimit dhe hakuar llogari të profilit të lartë të Twitter si Apple, Joe Biden dhe Elon Musk duke përhapur një mashtrim. 

Twitter mori masa drastike për të larguar hakerët nga rrjeti i saj duke bllokuar përkohësisht 200 milionë përdoruesit nga postimi.

Një gjykatës i Nju Jorkut dënoi 24-vjeçarin me 5 vite burg, dy prej të cilave O’Connor i ka vuajtur në paraburgim.

Ish-inxhinieri i Amazon shpallet fajtor për hakimin e bursës kripto

Prokurorët federalë në SHBA akuzuan këtë vit një ish-punonjës së Amazon për hakimin e një bursa kripto dhe vjedhur miliona dollarë nga konsumatorët e saj. Çështja në plan të parë ngjante me një haker etik që kishte braktisur parimet e tij duke premtuar të rikthehen fondet kundrejt një shpërblimi.

Por në fund Shakeeb Ahmed u kap dhe në fillim të Dhjetorit sipas Departamentit të Drejtësisë pranoi fajësinë dhe rrezikon deri në 5 vite burg dhe 5 milionë dollarë dëmshpërblim viktimave.

Autoritetet Amerikane akuzojnë Mikhail Matveev si figurë qendrore e bandës së ransomware

Pse një shtetas Rus i akuzuar nga prokurorët Amerikanë për sulme me ransomware vendosi të djegë pasaportën e tij? Sipas hakerit të akuzuar, Mikhail Matveev, këtë veprim e bëri sepse qeveria Amerikane do të mund ta ekstradonte kudo që do të fshihej.

Prokurorët thonë se Matveev është një figurë qendrore në zhvillim dhe implementimin e varianteve Hive, LockBit dhe Babuk të ransomware të cilat ju kanë kushtuar përdoruesve dhe bizneseve miliona dollarë humbje. Besohet se Matveev jeton në enklavën Ruse të Kalingradit ku mbetet i fshehur ndaj autoriteteve.

Hakerët Koreano-Verior ishin të zënë duke vjedhur kripto për financimin e programit bërthamor

Hakerët e vendit diktatorial patën një axhendë mjaft të ngjeshur gjatë 2023 ndërsa godisnin portofolë kriptomonedhash dhe projekte madhore kripto me synimin e vetëm të vjedhjes së parave për llogari të regjimit dhe financuar program e sanksionuar nuklear.

Disa prej sulmeve nuk kishin të bënin drejtpërdrejtë me kompanitë kripto por ishte vetëm karremi që do të përdornin për të arritur objektivin final. 3CX tha se hakerët Koreano-Verior kishin thyer sistemet e saj dhe vendosur maluerë në një përditësim softueri i destinuar për konsumatorët kripto të saj.

Kompania e softuerit JumpCloud tha se ishte hakuar gjithashtu prej tyre, një përpjekje e hakerëve për të grumbulluar informacione rreth konsumatorëve kripto.

Njihuni me kontrolluesin e kartave që fajësohet për skemën masive të mashtrimit të kartave të kreditit

Autoriteteve ju desh më shumë se një dekadë por puna e tyre më në fund dha frytet e veta ndërsa identifikuan organizatorin e Try2Check, një operacion i kontrollit të kartave të kreditit me të cilën kriminelët kibernetikë mund të blinin numra kartash krediti për të identifikuar cilat ishin ende aktive. Kjo skemë i gjeneroi shtetasit Rus Denis Gennadievich Kulkov 18 milionë dollarë por edhe i siguroi një vend në listën e më të kërkuarve nga SHBA që ofron 10 milionë dollarë për çdo informacion rreth tij.

 

Bosi i krimit kibernetik arrestohet për hakim, mashtrim dhe abuzim me fëmijët

Një prej hakerëve të profilit të lartë dhe shitës i të dhënave të vjedhura, administratori i forumit BreachForums i njohur si Pompopurin, u arrestua nga FBI-ja në Nju Jork.

Në BreachForums shiteshin të dhënat e miliona njerëzve dhe kishte mëse 340 mijë anëtarë aktivë. Aq i fuqishëm ishte ky rrjet saqë Departamenti i Drejtësisë kërkoi rrëzimin  saj. Operacioni çoi në arrestimin e 20-vjeçarit Conor Brian Fitzpatrick. Në fund arrestimi i tij nuk erdhi vetëm për shkak të krimeve kompjuterike por edhe të përfshirjes së tij në abuzimin e fëmijëve. Fitzpatrick ka pranuar fajësinë ndërsa dënimi i tij pritet të jepet në të ardhmen.

FBI godet bandën e maluerit Qakbot

Qakbot ishte një prej grupeve të hakimit më jetëgjatë dhe të profilit të lartë të dekadës së fundit dhe shërben si rruga kryesore e infektimit me ransomware të kompanive, organizatave dhe qeverive në mbarë botën.

Në kulmin e tij Qakbot kishte 700 mijë pajisje ku 200 mijë prej tyre ishin hakuar në SHBA. FBI-ja nisi operacionin Duck Hunt duke manipuluar pajisjet e Qakbot të shkarkonin një ç’instalues të krijuar nga FBI-ja dhe hequr maluerin prej tyre.

Operacioni u konsiderua një sukses i madh por infektimet e fundit të Qakbot sugjerojnë se është larg fundit të tij.

Hakeri adoleshent mbahet nën arrest për shkak të rrezikut që përbën ndaj publikut

Një haker i akuzuar për përfshirjen në grupin Lapsus$ do të mbahet nën mbikëqyrjen e doktorëve deri në momentin që ata thonë se ai nuk përbën më rrezik.

Bëhet fjalë për shqiptarin Arion Kurtaj, një adoleshent nga Oksfordi, i cili u dënua me qëndrim pa afat në spital në Dhjetor. Kurtaj ishte një prej hakerëve që goditën Rockstar Games, Uber, Nvidia dhe gjigantin Britanik të telekomunikimit EE./pcworldalbania/

 
Ministri i Shqipërisë Hasani, diskuton për Luginën e Preshevës me homologun Bislimi në Kosovë
Serbi: Mijëra persona protestojnë kundër rezultatit zgjedhor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration