Lokale
700 metra punime deri në përfundim të rrugës Tërnoc-Breznicë (video)
Punimet në rrugën regjionale Tërnoc – Breznicë vazhdojnë me intensitet të shtuar. Ende pa përfunduar punimet rruga e rëndësisë së madhe për komunën e Bujanocit po shfrytëzohet për qarkullim.
Rruga me një gjatësi prej rreth 6 kilometra që lidhe qendrën Tërnocin me fshatrat e Malësisë, si dhe me pikën kontrolluese për të kaluar në Kosovë, në Breznicë, po shfrytëzohet nga qytetarët për transport të udhëtarëve dhe mallrave, transmeton Titulli.
Edhe pse janë të asfaltuara vetëm rreth 3 kilometra rrugë, kjo nuk po pengon ngasësit e makinave që të qarkullojnë në relacionin Bujanoc-Breznicë-Kosovë dhe anasjelltas.
Sipas ekzekutorit të punimeve, kompanisë “Saba Bellça” nga Presheva, kanë mbetur edhe 700 metra deri në përgatitjen përfundimtare për asfaltim të rreth tre kilometrave të tjera që ende nuk janë asfaltuar.
Kamera e RTB-së sot regjistroi edhe kolonën e makinave e cila po priste që të shfrytëzonte këtë rrugë ende të papërfunduar, derisa punëtorët e kompanisë në fjalë po kryenin punimet në vendosjen e anësoreve të rrugës si dhe vendosjen e gypave nën rrugë për kalimin e ujërave natyrorë.
Pas asfaltimit, rruga Tërnoc-Breznicë do të jetë rruga e tretë e asfaltuar në komunë të Bujanocit që mundëson kalimin legal në territorin e Kosovës, pas asaj në Konçul dhe Dobrosin./Titulli.com/
http://youtu.be/IQ-4ip-X53Y
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!