40 vjet burg për vrasësin e fëmijës në Miratoc
Lokale

40 vjet burg për vrasësin e fëmijës në Miratoc

15.Dec.2012 10:11
0
vrasja-miratoc Autoritetet gjyqësore serbe kanë shqiptuar dënimin prej 40 viteve për Refik. Z (26 vjeç) nga fshati Miratoc i Preshevës për vrasjen para dy viteve të fëmijës gjashtë vjeçar Nijazi Ibrahimi. Vrasja ka ndodhur para dy viteve në afërsi të shtëpisë së fëmijës viktimë, kur vrasësi tashmë i dënuar kishte mashtruar 6 vjeçarin duke e dërguar në një fermë dhe duke e masakruar. Pas kryerjes së vrasjes, vrasësi ka mbuluar ate me një qese dhe me një derë sipër. Ai menjëherë ka ikur në shtëpinë e tij, duke u ndjerë në gjendje normale, transmeton INA. Vrasja makabre ka shqetësuar atëkohë banorët e Luginës së Preshevës, ndërsa vrasësi bëhet e ditur se ka pasur probleme mendore./Titulli.com/
Behluli : Nuk ka kthim mbrapa, Kosova është e pavarur (video)
Fillojnë punimet në kufirin e Konçulit për IBM-në
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration