Hyrja në Maqedoninë e Veriut nga 1 shtatori me certifikatë vaksinimi ose test negativ për COVID-19 (lexo rregullat)
Lokale

Hyrja në Maqedoninë e Veriut nga 1 shtatori me certifikatë vaksinimi ose test negativ për COVID-19 (lexo rregullat)

19.Aug.2021 10:11
0

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot mbi rregullat e reja që do të zbatohen nga data 1 shtator, për të hyrë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Sipas një njoftimi për shtyp, çdo udhëtar duhet të paraqesë certifikatë ose vërtetim për imunizimin e kryer nga virusi SARS-CoV-2, marrjen e të paktën dy dozave të vaksinës kundër sëmundjes infektive COVID-19.

Në mungesë të vërtetimit të vaksinimit, qytetarët mund të paraqesin vërtetim për kalimin e COVID-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e rimëkëmbjes, ose vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi RT PCR SARS-CoV-2, i bërë 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që do të kthehen në vend pas 1 shtatorit dhe nuk kanë test PCR, ose certifikata për vaksinim ose që e kanë kaluar COVID-19, do të caktohet masë karantine prej 7 ditësh izolim në shtëpi me vendim të Inspektoratit Shëndetësor.

Shtetasit e huaj që kalojnë tranzit nëpër Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mund ta bëjnë këtë në afat prej 5 orëve, me deklaratë të nënshkruar paraprakisht në hyrje të vendit, të cilën duhet ta dorëzojnë para kontrollit kufitar në dalje nga vendi.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration