Hyda apo Musliu, cili aprovuan konkluzione më të mira?
Lokale

Hyda apo Musliu, cili aprovuan konkluzione më të mira?

22.Dec.2012 13:26
0
[caption id="attachment_47444" align="alignleft" width="286"]hajredin hyda Kryetari i KK në Bujanoc, Hajredin Hyda[/caption] Aprovimi i konkluzioneve në seancën e Kuvendit Komunal të Bujanocit ka shkaktuar pakënaqësi tek këshilltarët e opozitës, por sa janë të arsyeshme? Vendimi i marrë të premten për konkluzionet e propozuar nga kryetari i Kuvendit Hajredin Hyda u kundërshtua nga këshilltarët e tre subjekteve shqiptare në opozitë duke e lëshuar seancën (PVD, LPD dhe UDSH), mirëpo çfarë konkluzione kishin sjellë këto subjekte para një viti? Në bazë të dokumentit të cilin e ka siguruar Titulli nga arkivi i Kuvendit të Bujanocit, më datë 26 dhjetor të viti të kaluar, opozita e tanishme, që atëherë drejtonte me Kuvendin dhe Komunën e Bujanocit, ka sjellë konkluzione të cilat as që krahasohen me kërkesat që dje i bëri Kuvendi Komunal në Bujanoc. Në konkluzion e qeverisjes së kaluar lokale të nënshkruar nga kryetari Jonuz Musliu, që tani është në opozitë, është kërkuar vetëm rishqyrtimi për heqjen e taksës për policat e sigurimit për pronarët e automjeteve të Komunës së Bujanocit që udhëtojnë në territorin e Kosovës. [caption id="attachment_16456" align="alignright" width="259"]jonuz musliu-kuvend Ish kryetari i KK të Bujanocit, Jonuz Musliu[/caption] Nëse krahasohen dy dokumentet e mëposhtme, ai i 26 dhjetorit 2011 i nënshkruar nga ish kryetari i Kuvendit Jonuz Musliu dhe i datës 21 dhjetor 2012 i nënshkruar nga Hajredin Hyda, del që ky i fundit përveç lirimit nga taksa e sigurimit të automjeteve që udhëtojnë për në Kosovë ka edhe kërkesa për katër pika të tjera të rëndësishme për qytetarët shqiptarë që jetojnë në këtë komunë. Grupi i 18 këshilltarëve shqiptarë të opozitës, Partisë për Veprim Demokratik, Lëvizjes së Progresit Demokratik dhe Unionit Demokratik Shqiptarë, të premten propozuan një konkluzion i cili nuk morri shumicën e votave. Ndër të tjera opozita me anë të këtij konkluzioni kërkonte nga autoritetet e Republikës së Serbisë ndërmarrjen e masave adekuate afirmative në fushën e barazisë, garantimit dhe respektimit të të drejtave të shqiptarëve sipas standardeve unike në reciprocitet më të drejtat e serbëve në Kosovë. Shtrohet pyetja, pse opozita nuk solli konkluzion me këto kërkesa derisa ajo drejtonte Komunën e Bujanocit (deri në fillim të majit 2012) ? “Patriotizmi” i opozitës së Bujanocit i shprehur në foltoren e Kuvendit Komunal u bë për të fituar simpatizantë apo për interes të shqiptarëve në këtë komunë, apo ndoshta edhe për një tentim të prishjes së koalicionit të tanishëm? Kërkesa për reciprocitet me serbët e Veriut të Kosovës dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës janë bërë disa herë përmes deklaratave të aprovuara nga këshilltarët shqiptarë të tre Kuvendeve të Luginës./Titulli.com/ [caption id="attachment_47440" align="aligncenter" width="552"]Konkluzioni-Jonuz Musliu Konkluzionet e aprovuara gjatë kohës që kryetar i Komunës ishte Shaip Kamberi, ndërsa i Kuvendit Jonuz Musliu[/caption]   [caption id="attachment_47441" align="aligncenter" width="606"]Konkluzioni-Hajredin Hyda Konkluzionet e Kuvendit të aprovuara të premten, të propozuara nga kryetari i Kuvendit Komunal Hajredin Hyda[/caption]
"Hiqeni vetë ose do të rrënohet"
"Platforma s'ka të bëjë me Luginën, ne do t'i bashkohemi Kosovës"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration