Hoxhaj bashkë me kandidatin për deputet Zijush Ahmeti: Lugina me status të privilegjuar?
Lokale

Hoxhaj bashkë me kandidatin për deputet Zijush Ahmeti: Lugina me status të privilegjuar?

19.Jan.2021 13:27
0

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj i  shoqëruar nga Bedri Hamza dhe kandidati për deputet nga Lugina, Zijush Ahmeti kanë vizituar disa biznese  në Fushë Kosovë që udhëhiqen nga shqiptarët e Luginës. 

Ky është postimii plotë në Facebook nga Enver Hoxhaj: 

Bashkë me Bedri Hamzën, vizituam disa biznese në Fushë Kosovë që udhëhiqen nga shqiptarët e Luginës, për të cilët PDK ka plan konkret. Ishim te kompanitë "M&A Carpet", "Metal Tech" dhe "Kiki&Lighting" dhe pronarët e tyre i siguruam që prodhuesit nga Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, që duan të eksportojnë në Kosovë, me programin tonë më të mirë të Rimëkëmbjes, do t’ju njihet statusi i privilegjuar në Republikën e Kosovës nga i cili do të përfitojnë nga lirimi i tatimeve doganore.

Kemi paraparë thjeshtëzimin e procedurave të eksportit të mallrave në Kosovë dhe jemi kujdesur që të gjithë banorët e Luginës të mund të punësohen në institucione, ashtu si qytetarët e Kosovës.

Presheva, Medvegja dhe Bujanovci kanë nevojë sot, më shumë se kurrë për solidaritetin tonë dhe për ndihmën e shtetit të Kosovës. Andaj, pajisja e tyre me pasaportë të Kosovës, është prioritet i yni dhe vetëm ne mund ta përmbushin këtë!

Kliko linkun: https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/?ref=page_internal

Praktika e lashtë japoneze: Njihni veten përmes formës së thonjve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration