Halimi: Partitë që po bojkotojnë e donin ulësen e parë në Beograd (video)
Lokale

Halimi: Partitë që po bojkotojnë e donin ulësen e parë në Beograd (video)

02.Mar.2014 16:17
0
Tanimë kur jemi në fazën e fundit për hapjen e fushatës zgjedhore në Luginë të Preshevës për zgjedhjet Parlamentare që do të mbahen më 16 mars në Serbi, në opinion dalin informacione të reja lidhur me rrjedhën e bisedimeve mes subjekteve politike shqiptare dhe se për çfarë arsye grupi më i madh prej tyre (pesë parti) vendosën për bojkot. Kryetari i PVD-së Riza Halimi gjatë një qëndrimi në studion e TV Aldi në Preshevë në mënyrë të hollësishme ka shpjeguar etapat e bisedimeve, ndërsa sipas Halimit në një moment, partitë të cilat vetëm se ishin deklaruar për bojkotim, ishin gati të merrnin pjesë në zgjedhje, nëse do të ishin bartës të listës. “Kërkohej që dy partitë të cilat janë në pushtet, në Preshevë dhe Bujanoc ta kenë të parin në listë e mandej neve të na ofrohej i dyti”, tha Halimi në këtë emision. Ai sqaroi se logjikën e blloqeve e kishte refuzuar që në fillim, derisa propozimi i tij ishte pjesëmarrja në këto zgjedhje Parlamentare në bazë të forcës zgjedhore të treguar në tre komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të dala nga zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2012-të. “Ishte logjika e blloqeve të cilën unë edhe këtu te takimi në zyrën e kryetarit të Preshevës  por edhe në takimin në zyrën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë normal se nuk isha në situatë me pranu meqë nuk ishte gjithëpërfshirëse”, theksoi kryetari i PVD-së, transmeton Titulli. Halimi madje nënvizoi se dy orë para se të fillon takimi i fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme partitë bojkotuese vetëm kishin dalë me arsyet pse do t’i bojkotojnë zgjedhjet parlamentare. “Kështu që ishte vetëm një tentim për t’u arsyetu karshi presionit të Prishtinës dhe Tiranës dhe për t’u mundu me ia bartë përgjegjësinë, në këtë rast Partisë për Veprim Demokratik”. Në këtë intervistë Riza Halimi ka sqaruar mirë se për të marrë pjesë në këto zgjedhje ishin të gatshme edhe subjektet bojkotuese, edhe pasi ato kishin dalë me deklaratën për bojkotim, mirëpo si kusht kishin vendosur që ata të kenë kandidatin e tyre me numrin 1 në listë. Andaj, pohimet, sidomos të anëtarëve dhe simpatizantëve të partive që bojkotojnë zgjedhjet, sidomos në rrjetet sociale, duke etiketuar PVD-në që merr pjesë në këto zgjedhje, nuk janë të drejta, kur tanimë dihet se edhe ata vetë ishin të gatshëm të merrnin pjesë, por me kusht që ta siguronin të parët ulësen në Beograd./Titulli.com/
Në krye të Trupit Koordinues emërohen njerëz në mënyrë arbitrare
​22 vjet që kur shqiptarët e Luginës kërkuan bashkim me Kosovën (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration