Halimi, diplomatit francezë i paraqet shqetësimet e Luginës
Lokale

Halimi, diplomatit francezë i paraqet shqetësimet e Luginës

11.Sep.2014 16:55
0
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi ka takuar në Beograd këshilltarin politik të Ambasadës së Francës, Zherom Kell.

Sipas kumtesës së lëshuar nga Partia për Veprim Demokratik në bisedën gjithëpërfshirëse të së mërkurës mes këshilltarit Zheron Kell dhe kryetarit të PVD-së Riza Halimi, është trajtuar posaçërisht gjendja shumë e vështirë ekonomike në Luginë të Preshevës e përcjellur me shkallë rekorde të papunësisë, problematika e ndieshme e mungesës së teksteve mësimore në shkollat shqipe si dhe problemet e ndieshme aktuale që po paraqiten lidhur me përgaditjet për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar në kontekst të qëndrimit diskriminues të qeverisë serbe, e cila po vazhdon t’i trajtojë shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc me shifra të falsifikuara, rreth 100 herë të zvogëluara.

“Përfaqësuesi i lartë i Ambasadës françeze tregoi interesim të posaçëm për këto tema, duke shprehur gadishmërinë për vazhdimin e kontributit të rëndësishëm të qeverisë së tij për këtë rajon”, thuhen në kumtesë./Titulli.com/

 

Kryesia e PDSH-së i thotë "PO" zgjedhjeve për Këshillin Kombëtarë Shqiptarë
Rainca, venbanimi i vjetër Dardan shqiptarë i rajonit të Preshevës (IV)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration