Lokale
“Hakerët serb” sulmojnë faqen e Komunës së Bujanocit
Faqja zyrtare e Komunës së Bujanocit është sulmuar sot pasdite nga një grup i “hakerëve serbë”, raporton Titulli.
Me këtë rast grupi që ka identifikuar veten se “TeslaTeam, Xermes, m1l05, StRoNiX” ka lënë një porosi në këtë faqe (www.bujanovac.rs), duke shkruar se “Kosova është Serbi” dhe “Bujanoci është Serbi”.
Këtij mesazhi grupi i hakerëve “TeslaTeam, Xermes, m1l05, StRoNiX”, ia kanë bashkangjitur edhe fotografin e tenistit serb Novak Gjokoviq, i cili në këtë foto mban në duar flamurin serb./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!