Lokale
Gjykata vendosi për ekstradimin e Baki Sadikut nga Presheva
Gjykata e Qarkut në Gjilan të hënën ka vendosur për pranimin e kërkesës për ekstradimin e Baki Sadikut nga Rahovica e Preshevës për në Sllovaki, i arrestuar javë më parë në rajonin e Gjilanit.
Gjykata ka vendosur që Baki Sadiku nuk është shtetas i Kosovës pasi i njëjti ka dështuar ta vërtetojë këtë pranë gjykatës.
Policia e Kosovës gjithashtu nuk ka gjetur ndonjë të dhënë për ekzistimin e këtij personi në regjistrat civilë të Republikës së Kosovës.
Baki Sadiku është dënuar në mungesë nga një gjykatë sllovake me 22 dy vjet burg për veprën e importimit, shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike (heroinë).
Të dhënat e gjykatës thonë se, sipas autoriteteve sllovake, Baki Sadiku ishte pjesëtar i një organizate kriminale e cila merrej me importimin e heroinës nga Turqia në Evropën Perëndimore.
Prokuroria sllovake në këtë rast ka arritur të vërtetojë që i pandehuri kishte importuar në Sllovaki së paku 6 herë kontingjente atletesh të mbushura me heroinë, shkruan Gazeta JnK.
Vendimi i gjykatës pritet të procedohet në Gjykatën Supreme të Kosovës ndërsa lejen për ekstradim duhet ta nënshkruaj vetë Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Autoritetet sllovake kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës së Qarkut në Gjilan, raportuan mediat në Bratislavë, ndërsa Policia e Kosovës konfirmon se arrestimi është kryer nga Policia e Kosovës në bazë të një fletë arresti të lëshuar në Interpol.
Polica e Kosovës thotë se deri më tash janë ekstraduar rreth 40 persona në raste të ngjashme. /Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!