“Fushatë e egër ndaj PVD-së nga bashibozukët dhe matrapazët”
Lokale

“Fushatë e egër ndaj PVD-së nga bashibozukët dhe matrapazët”

26.Sep.2012 19:02
0
Deputeti dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokrat me seli në Preshevë, pas një konference për shtyp, ka lëshuar një kumtesë ku rivalët politikë i ka quajtur  "bashibozukë dhe matrapazë". “Kryesia e PVD-së në mbledhjen e 24 shtatorit analizoi edhe fushatën e egër anti PVD që janë duke e udhëhequr matrapazët politik”, shkruan në kumtesën e nënshkruar nga Halimi, i cili matej shton se “kjo fushatë agresive e bashibozukëve politik po tenton t’a vazhdon pa kufi lojën e përfitimit të poenave të lirë politik me retorikë patriotike bajate”. Sipas Halimit në kohën kur nga Prishtina zyrtare edhe publikisht po përcjell mesazhe të qarta që Shqiptarët në Luginë duhet të orientohen dhe angazhohen që problemet e tyre t’i zgjidhin me qeverinë e Beogradit. “Matrapazët politikë po e vazhdojnë avazin e vjetër dhe po tentojnë t’i kualifikojnë si tradhti kombëtare takimet që këto ditë unë si deputet i kam zhvilluar me udhëheqësit më të lartë të qeverisë në Beograd”, u shpreh Halimi. Ai shton se gazetarët e interesuar i ka njoftuar rreth takimeve me kryetarin dhe zv.kryetarin e Qeverisë së Serbisë ku është interesuar për reformimin dhe funksionalizimin Trupit Koordinues, funksionimin normal të Këshillit Kombëtar Shqiptar si dhe sigurimin e funksionimit stabil dhe ligjorë të pushteteve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Halimi pranon se ka biseduar konkretisht për komunën e Bujanocit, ku sipas tij, pas zgjedhjeve ngutshëm është formuar koalicioni i brishtë në mes të 12 këshilltarëve të Partisë Demokratike si dhe 9 të PSS-së, PD-së së Tadiqit dhe URS-së. “Është normale që PVD, LPD dhe UDSH me 18 këshilltarët e Kuvendit Komunal të Bujanocit gjatë tërë kohës paszgjedhore kanë shprehur interesim për koalicion gjithëpërfshirës që do të mundësonte qeverisje stabile në këtë komunë”, thotë Halimi përmes kësaj kumtese. Ai shpjegon se Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës që në zgjedhje parlamentare ka siguruar një mandat të deputetit, dhe sipas tij këto subjekte politike kanë kapacitet më të madh për të ndërtuar strukturat multietnike të pushtetit lokal në Bujanoc, që janë garancë për funksionimin stabil dhe perspektiv. Halimi përmes kësaj kumtese ka reaguar edhe ndaj dënimit të 11 shqiptarëve nga Gjykata e Lartë Speciale në Beograd për 11 ish pjesëtarët e UÇPMB-së. “Mjerisht edhe kësaj here u dëshmua se sistemi gjyqësorë në Serbi ende nuk është aftësuar që në mënyrë profesionale dhe objektive të procedoj krimet e rënda të bëra gjatë luftës në Kosovë dhe në Luginë të Preshevës”, thuhet mes tjerash në kumtesë./Titulli.com/
Studentët e Luginës me viza në Maqedoni !
Copëtimi administrativ i Luginës, zona shqiptare dhe ajo serbe
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration