Lokale
Ftohen kandidatët e regjistruar që të paraqiten
Në Bujanoc dhe Preshevë fundjavën e kaluar kanë filluar orët e para të shkollës në gjuhën serbe që organizon Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
310 shqiptarë të moshës 15 deri 30 vjeç janë regjistruarë në këtë shkollë, mirëpo një pjesë e tyre nuk janë paraqitur në orët e prara të zhvilluara gjatë javës së kaluar.
Zyrtarët e këtij Trupi Koordinues përmes Titullit kanë apeluar te të gjithë të regjistruarit që të lajmërohen me kohë në mënyrë që të mos humbin nga mësimi i cili është paraparë të punohet me planprogram të Institutit për gjuhë të huaja nga Beogradi.
Millica Rodiq, këshilltare në Trupin Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë thotë se të gjithë ndjekësit e shkollës, pas testit janë klasifikuar në dy grupe, varësi të nivelit të njohjes së gjuhës serbe.
“Për të gjithë ndjekësit e shkollës së gjuhës serbe ligjëratat dhe librat janë falas. Ata, gjatë shtatë muajve të ardhshëm do të mësojnë dy ditë në javë, kurse në fund të shkollës të gjithë që kalojnë provimin, do të pajisen me diploma të Institutit për gjuhë të huaja”, pat theksuar Rodiq në fillimin e shkollës së gjuhës serbe.
Ajo gjithashtu ka sqaruar se mësimi në gjuhën serbe, në bazë të programit të Institutit për gjuhë të huaja në Beograd, do ta mbajnë profesorët e gjuhës serbe në bashkëpunim me asistent shqiptarë, që janë gjithashtu profesorë të gjuhës serbe.
Ndjekësit e shkollës së gjuhës serbe mësimin do ta zhvillojnë në hapësirat e degës së Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, dhe në shkollë e mesme teknike në Preshevë, ndërsa për orarin e zhvillimit të mësimit mund të mësojnë nga tabelat e njoftimeve në objektet e këtyre institucioneve arsimore./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!