Lokale
Formohet Bashkësia Islame e Luginës së Preshevës, kërkohet shuarja e BIPMB-së
Në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjatë ditës së djeshme është zhvillua një takim punë me përfaqësuesit e Këshillave të Bashkësisë Islame të Luginës.
Në këtë takim, të gjithë njëzëri u pajtuan dhe u akorduan që të themelohet Bashkësia Islame nën emërtimin: “Bashkësia Islame e Luginës së Preshevës” (BILP).
Në këtë takim po ashtu u vendos njëzëri shuarja dhe c’regjistrimi i Bashkësisë Islame për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (BIPMB) dhe regjistrimi i Bashkësisë së re Islame (BILP)
Me këtë rast nga përfaqësuesit e pranishëm u formua Grupi punues për themelimin e kësaj Bashkësie islame, i cili do të ndërmarrë hapat konkretë për ta jetësuar sa më shpejtë këtë nismë.
Myftiut i Kosovës Mr. Naim ef. Tërnava ka caktuar edhe grupin punues prej 5 vetave, Ragmi Destani, Fikret Limani, Reshat Musliu, Adnan Ahmeti dhe Sevder Bajrami./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!