Fondi Humanitar, projekt për punësim dhe zhvillim në Preshevë
Lokale

Fondi Humanitar, projekt për punësim dhe zhvillim në Preshevë

30.Mar.2015 21:53
0

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (FHKL) të premten në Preshevë do të shpalosë projektin e radhës “Politika në funksion të zhvillimit ekonomik dhe të punësimit në Preshevë”.

Përmes një njoftimi të dërguar në redaksinë e portalit informativ Titulli.com, FHKL fton afaristët e Luginës së Preshevës, bizneset, bashkatdhetarët e qytetarët e interesuar, që të premten (3 prill) me fillim në orën 18h, në sallën e Kuvendit Komunal në Preshevë, të marrin pjesë në prezantimin e këtij projekti.

Xhelal Memeti, kryetar i Fondit Humanitar të Kosovës Lindore për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me ndihmën e anëtarëve tjerë prezent nga Fondi do të bëjë prezantimin e projektit në fjalë.

“Është rasti më i mirë për të gjithë të interesuarit,  që drejtpërdrejt të vlerësojnë, sugjerojnë, shtojnë ,  e sidomos edhe vërejtjet e juaja eventuale janë të mirëpritura, se prej tyre na mësojmë. Presim pjesëmarrjen tuaj në prezantim dhe në projekt që ta bëjmë atë sa më të suksesshëm për të mirën e Preshevës”, thuhet në njoftimin e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore.

Projekti “Politika në funksion të zhvillimit ekonomik dhe të punësimit në Preshevë” është njëri nga projektet e shumta të realizuara nga kjo organizatë me seli në Zvicër, njëherit vije pas projektit për ndërtimin e 100 shtëpive në Luginë të Preshevës./Titulli.com/

Bujanoci përfitues i një autoambulance të re (Foto)
Serbia po bën spastrim të heshtur në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration