Lokale
Fluks turistësh në pikën kufitare Preshevë - Tabanoc
Pika kufitare Preshevë - Tabanoc dhe Bogorodicë në Maqedoni janë të përfshira nga fluksi i madh i makinave dhe pritjeve të gjata.
Në pikën kufitare Preshevë - Tabanoc që lidhë Serbin me Maqedoninë radhët e gjata janë shkaktuar nga kthimi masiv këtyre ditëve i mërgimtarëve, që kanë përfunduar pushimet verore, ndërsa kësaj ngarkese i shtohet edhe kthimi i turistëve të huaj nga bregdeti grek, përmes rrugëve transitore të Maqedonisë.
Autoritetet doganore në Tabanoc kanë theksuar se kanë intensifikuar aktivitetet dhe po bëjnë çmos për të ulur pritjet e gjata. “Në të shumtën e rasteve vendosim në dispozicion pjesën tjetër të korsive hyrëse në Maqedoni, vetëm e vetëm për të zvogëluar pritjet e gjata”, theksoi një nëpunës doganor.
Ndërkohë, edhe në pikën kufitare Bogorodicë me Greqinë ka pritje të gjata. Kjo shkaktohet nga turistët që udhëtojnë drejt bregdetit grek, por në anën tjetër tollovitë shkaktohen edhe nga emigrantët turq që përmes Greqisë dhe Maqedonisë udhëtojnë drejt vendeve evroperëndimore./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!