Fillojnë punimet në kufirin e Konçulit për IBM-në
Lokale

Fillojnë punimet në kufirin e Konçulit për IBM-në

14.Dec.2012 18:53
0
[caption id="attachment_46261" align="alignleft" width="290"] Foto arkiv[/caption] Pala kosovare ka filluar punimet  në pjesën e saj për rregullimin e kufirit për IMB në pikën kufitare Dheu i Bardhë-Konçul. Siç raporton Titulli, pala kosovare punimet i ka filluar në orët e vona të pasdites së sotme dhe janë duke vazhduar në pjesën e Kosovës. Burimi i mediumit tonë ka njoftuar se punimet e filluara me ekskavator  kanë të bëjnë më shtrirjen e rrjetit të energjisë elektrike dhe ujit deri në pikën e re kontrolluese. Ndërsa në pjesën serbe të kufirit deri në këtë moment nuk ka asnjë makineri që punon në përgatitjen e infrastrukturore për të zbatuar Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit. Shefi i administratës policore në Vranjë, Sllagjan Vellinoviq ka thënë se do të ketë vonesa në këtë pikë kufitare në zbatimin e IBM-së nga pala serbe. “Fillimi i punës me sistemin e integruar të menaxhimit në Konçul do të shtyhet për një kohë për shkak që në një gjatësi prej 2.850 metra nuk janë përfunduar të gjitha punimet për sjelljen e energjisë elektrike, ujit dhe vendosjes së kabllos optike”, ka nënvizuar Vellinoviq. Vlen theksuar se në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Merdarë nga 10 dhjetori ka filluar zbatimi i marrëveshjes për Menaxhim të Integruar të Kufirit, ndërsa zbatimi i kësaj marrëveshje për dy pikat tjera në Brnjak dhe Konçul është paraparë të fillojë më 31 dhjetor të këtij viti./Titulli.com/
40 vjet burg për vrasësin e fëmijës në Miratoc
Borxhi ndaj pensionistëve të Kosovës me miliarda dinarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration