Femrat nuk duan të lahen me meshkujt nëpër pishina
Lokale

Femrat nuk duan të lahen me meshkujt nëpër pishina

14.Jul.2012 16:51
0
Pishina “Freskia” në Tërrnoc kohë të gjatë është duke rezervuar ditë të caktuara vetëm për femrat të cilët duan të lahen. Qenan Kurteshi pronar i pishinës për Portalin tonë u shprehë se në fillim ka qenë sikurse të gjithë pishinat e tjera,por me kërkesën e gjinisë femërore janë detyruar të bëjnë së paku një ditë vetëm për to. “Interesimi ka qenë shumë madh dhe me kërkesë të femrave është dashur ti bëjmë dy ditë ne javë dhe kjo pishinë siç shihet i ka plotësuar dëshirën që mos të jenë të shoqëruara nga gjinia mashkullore,me gjithë se kanë pasur mjaftë kritika nga pishinat e tjera për arsyen se pse ka ndarë ditë për femra”, tha Kurteshi. Sipas tij numri i femrave në këto ditë mund të arrijë deri në 150,ndërsa ditëve të tjera është numër i vogël tri deri në katër edhe atë të shoqëruar me çifte . Zejnepe Leka, shpëtimtare pranë kësaj pishine na tregon se për të gjitha këto vite kam pasur vetëm një rast ku është dashur të japë ndihmën time për ne spital,raste te tjera të rënda nuk ka por vetëm që kërkojnë ndihmë për notë ku kohën e fundit afër 80% e femrave dinë të notojnë dhe nuk kanë nevojë për ndihmë por prapë se prapë ne jemi në shërbim të vizitorëve të pishinës. Leka thotë se kjo pishinë është e qëlluar për të gjitha gratë e sidomos për fëmijët që mos të kaloj kohën në rrugë por të vinë në pishinë të kalojnë një ditë të bukur,të relaksohen,dhe të luajnë në kopsht. Disa që kishin ardhur për tu freskuar në këto ditë të nxehta u shprehën se kalojnë mirë hapësira është e mjaftueshme si për të pushuar ashtu edhe për tu freskuar,edhe me sherbimin janë të kënaqur pasi që pishina “Freskia”posedon edhe restorantin ku të gjithë mund të shërbehen me pije të freskëta dhe me ushqim. Vizitorët thanë se të gjithë ata të cilët nuk kanë mundësi të kalojnë pushimet verore nëpër vende bregdetare është mirë së paku të vizitojnë pishinat./Besa Ramadani/Titulli.com/
Gjykimi i Lirim Jakupit shtyhet për shtator
Pastrohen rrugët në Tërnoc (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration