Familja Mehmeti në kushte të mjerueshme, jetojnë në nëntë metra katrorë (video)
Familja e Mevlude Mehmetit nga Presheva po përballet me kushte mjaft të vështira ekonomike. Kjo familje 9 anëtarësh jeton në kushte të mjerueshme vetëm me ndihma sociale. Vështirësitë më të mëdha paraqiten në fushën e shëndetësisë sepse njëri prej fëmijëve vuan nga sëmundja e epilepsie.Janë faktet që flasin vetë. Kjo familje 9 anëtarësh jeton në kushte të mjerueshme vetëm në 9 metër katror. Ata mbijetojnë vetëm nga ndihmat sociale dhe mëshira e Zotit.
Njëra prej 7 fëmijëve vuan nga sëmundja e epilepsie ndërsa kryefamiljari është operuar 7 herë.
Kjo familje deri më tani nuk është ndihmuar nga askush madje hallin e tyre ata e kanë vetë duarkryq. E zonja e shtëpisë Mevlude Mehmeti kërkon ndihmë nga të gjithë qytetarët tanë që në këtë muaj të Shenjtë të Ramazanit të solidarizohen së bashku.
Kërkesat e vetme të tyre janë të sigurojnë një kulm mbi kokë se epilogu i banimit të tyre është 9 anëtarët në 9 metër katror, raporton TV Presheva.
Ata nuk kanë as kushtet elementare sanitare madje ata gjumin e bëjnë vetëm dysheme dhe çdo shërbim e kryejnë tek fqinjët e tyre më të afërt.
Këto situata të vështira dhe dëshirat për të qenë të lumtur para kamerës sonë i rrëfejnë Merita,Arta e Medina.
E vetmja shpresë e kësaj familje mbete mëshira e njerëzve të vullnetit të mirë, tani kur gjendemi në prag të festës së Fitër Bajramit. /Titulli.com/