titulli.com
Lokale

EULEX-i konfirmoi, Lirim Jakupi lirohet nga të gjitha akuzat

10.Oct.2012 13:27
0
EULEX-i konfirmoi të mërkurën se trupi gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një vendas, i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut të Gjilanit e ka liruar Lirim Jakupin nga të gjitha akuzat për vepër terroriste. Në njoftimin e EULEX-it thuhet se i pandehuri është duke e vuajtur dënimin me burgim në burgun e Dubravës për një rast tjetër. Jakupi akuzohej se, ndërmjet 1 dhe 7 marsit të vitit 2003, në afërsi të vijës së kufirit administrativ ndërmjet Pikë-kalimit 5 në Kosovë dhe postbllokut policor në ose afër Konçulit, Republika e Serbisë, ai dhe të tjerë në bashkëkryerje kanë tentuar të kryejnë një vepër terroriste. Jakupi akuzohej për veprat penale të tentimit të kryerjes së veprës terroriste me anë të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, posedimit të paautorizuar të armëve dhe/ose substancave eksploduese, dhe bërjes ose blerjes së armëve ose substancave eksploduese. Rastin e ka ndjekur një prokuror i EULEX-it nga PSRK./Titulli.com/
Vatra: Drejtësia veproi si duhet
Haxhinjtë e Luginës nisen për në Qabe (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration