Lokale
Është apo nuk është Partia Socialiste në koalicion ? (video)
Kryetari i Kuvendit të komunës së Bujanocit Hajredin Hyda në një intervistë të dhënë në televizionin KlanKosova ka mohuar se në koalicion është edhe një këshilltarë serb nga radhët e Partisë Socialiste të Serbisë.
Gjatë kësaj interviste të realizuar në emisionin Info Magazine, Hyda nuk ka pranuar se në koalicion qeverisës në Bujanoc është edhe një këshilltarë nga Partia Socialiste e Serbisë.
“Me kë është në koalicion Partia Demokratike që ju jeni anëtarë i kryesisë ?”, ishte pyetja e gazetarit, ndërsa Hyda tha se “Partia Demokratike është në koalicion me grupimin qytetarë dr. Stojança Arsiq dhe me Partinë Demokratike të Boris Tadiqit”.
Pas kësaj përgjigje, gazetari pyeti “pra aty nuk ka apo janë në opozitë përfaqësuesit e Partisë Socialiste ?”,
“Po janë në opozitë përfaqësuesit e Partisë Socialiste si dhe të Partisë Përparimtare Serbe”, thekson Hyda.
Arsyeja pse Hyda nuk pranoi se në koalicion është edhe një përfaqësues nga radhët e Partisë Socialiste nuk e dimë.
Në kuadër të qeverisjes lokale sipas marrëveshjes për qeverisje me komunën e Bujanocit është edhe Bozhidar Angjellkoviq i cili vjen nga Partia Socialiste e Serbisë.
Ai është zëvendësues i vetë kryetarit Hyda në Kuvendin Komunal.
Më poshtë po japim pjesën ku kryetari Hyda mohon zëvendësin e vet të Kuvendit./Titulli.com/
http://youtu.be/BxNtQsDgSb4
Intervistën e plotë mund ta shikoni duke klikuar këtu.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!