Era shtrinë edhe pishën e dytë në sheshin e Bujanocit (Foto)
Erë e fortë vazhdon të fryjë në rajonin e Luginës së Preshevës, raportohen demolime të kulmeve dhe shkulje të pemëve.
Era e fortë e cila sot që nga orët e pasdites po fryn mbi Luginën e Preshevës, nga qytetarët janë paraqitur raste të heqjes së pjesërishme të kulmeve, por nuk është raportuar për të lënduar.
Kjo erë e fortë, rreth orës 19:30 minuta ka nxjerrë me rrënjë edhe pishën e dytë në sheshin kryesor në Bujanoc, pranë pishës së parë e cila u rrënua sot në orët e pasdites.
Edhe në rastin e dytë nuk kanë pësuar qytetarët, mirëpo kanë shpëtuar edhe makinat, edhe pse trungu i kësaj peme ishte shtrirë mbi parking, shumë afër një veture./Titulli.com/
***************************************************************************************************************************************************************
Era e fort që po fryen këto momente në Luginë të Preshevës ka shkulur edhe pemët.
Në Bujanoc, për shkak këtij moti, një pishë pranë marketit Maxi është shembur duke shaktuar dëme në një vetur të markës Fiat, parkuar pranë sheshit kryesor të këtij qyteti, raporton Titulli.com
Për fat të mirë pisha nuk është shembur në kalimtarët e rastit, ndërsa në atë moment të rrezikuar ishin punëtorët e ndërmarrjes "Komunalia" që po punonin në afërsi të vendit ku ndodhi incidenti./Titulli.com/