Emërohen gjykatës porotë në Bujanoc (dokument)
Këshilli i Lartë Gjyqësorë në Beograd në mbledhjen e mbajtur në dhjetorë të vitit 2014 ka sjellë vendim mbi emërimin e gjyqtarëve porotë për një mandat pese vjeçar.
Sipas këtij vendimi në Gjykatën Themelore në Bujanoc janë emëruar 23 gjyqtarë porotë ku 8 prej tyre janë shqiptarë, transmeton Titulli.
Vlen të theksohet se deputet shqiptarë, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi gjatë vitit 2014 janë takuar më ministrin e Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Nikolla Selakoviq dhe kanë shtruar kërkesën për përfshirjen proporcionale të punësuarve sipas strukturës nacionale.
Gjithashtu Selakoviqit i është kërkuar që të kthehet gjykata themelore në Preshevë që është larguar me reformat e gjyqësorit në Serbi gjatë vitit 2010.
Shaip Kamberi, gjatë një tryeze të mbajtur në Bujanoc ka deklaruar se reformat gjyqësore kanë dëmtuar banorët shqiptar të Luginës.
Roli i gjykatësve porotë të emëruar në Gjykatën themelore në Bujanoc është i barabartë me gjykatësin e rregullt në zhvillimin e procedurës, administrimit të dëshmive dhe mundë të shtrojnë pyetje e të kërkojnë fakte të reja në procedurë.
Pavarësisht zhvillimeve në gjyqësorin e komunave Bujanoc e Preshevë mund të thuhet se emërimi i këtyre gjykatësve porotë është një hap pozitivë drejt përfshirjes së shqiptarëve në institucione shtetërore, ndërsa angazhimi i deputetëve shqiptarë në këtë drejtim mundë të jetë edhe më i madh në të ardhmen./Titulli.com/