Lokale
Do të rinovohet dhe më pas do të mbyllet deponia në Bujanoc
Drejtorati për Ndërtim në Bujanoc ka fituar një projekt nga Ministria e mbrojtjes së mjedisit, minierave dhe planifikimit hapësinor me vlerë prej 8 milionë 570 mijë dinarë.
Në këtë projekt është përfshirë renovimi i deponisë së qytetit dhe njëherit edhe mbylljen e saj sepse ka shkaktuar dëme në sferën e ndotjes së ambientit.
Agim Haliti drejtor i Drejtoratit për Ndërtim për Televizionin e Bujanocit ka thënë se punët e këtij renovimit do të kryhen brenda dy muajve dhe mbeturinat do të barten në shtratin e lumit të fshatit Tërnoc, deri sa të bëhet renovimi i kësaj deponie, transmeton Titulli.
“Ky është një projekt për sanimin e kësaj deponie dhe definitivisht mbylljen e kësaj deponie sepse na ka shkaktuar dëme dhe ka ndotur ambientin. Ky hap u ndërmor, duke iu falënderuar Ministrisë së mbrojtjes se mjedisit, minierave dhe planifikimit hapësinor. Ky projekt kap vlerën prej 8.570.000 dinarë”, ka thënë Haliti.
Sipas Halitit punët janë në fazën e shtypjes dhe mbulimit të mbeturinave dhe do të jetë me pas faza e shpërndarjes së glinës dhe në fund pjesa finale të mbyllet kjo deponi.
Punëkryerësi i kësaj deponie është ndërmarrja “Zoki putevi” nga Vranja./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!