Disa të rinjtë nga Lugina e Preshevës zgjedhin Gjirokastrën për studimet e larta (video)
Me nisjen e vitit të ri akademik, në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër do të studiojnë edhe 8 të rinj nga Lugina e Preshevës.
Edhe pse do të qëndrojnë qindra kilometra larg vendlindjes, ata do të përfitojnë mbështetje financiare për të siguruar akomodimin falas dhe ciklin e studimeve. Shumica prej tyre kanë zgjedhur degën e infermierisë, jo si një pasaportë për t’u larguar nga vendi, por për të shërbyer në tokën amë.
“Mjedisi është fantastik, njerëzit janë mikpritës, kulturë shumë të mira gjithashtu dhe vendi është i bukur,” – u shpreh Besard Osmani, një nga studentët.
Është shumë e veçantë për shkak se diploma e Shqipërisë njihet në vendin tonë dhe vendit tonë, i nevojiten infermierë të rinj. Në momentin që kam ardhur këtu të gjithë njerëzit janë sjellë mirë me ne dhe më pëlqen shumë dhe do të mësohem të ambientohem shumë shpejt,” – tha Albulena Ramadani, një studente.
Universiteti i Gjirokastrës me një aktivitetet rreth 50-vjeçar është institucioni më i rëndësishëm akademik në jug të vendit, ku këtë vit do të mirëpresë shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse./euronewsalbania/