Lokale
Digjet Corrado në hyrje të fshatit Turi (foto)
Një automjet udhëtarësh i markës VW Corrado me targa të komunës së Bujanocit, rreth orës 13h, ka marrë flakë në hyrje të fshatit Turi të kësaj komune.
Si pasojë e tërë makina është djegur, mirëpo udhëtarët që ishin në te nuk janë lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë ardhur në ndihmë njësia e zjarrfikësve nga Bujanoci që ka shuar flakët, mirëpo siç shihet nga fotografitë ekskluzive të Titullit, makina është djegur tërësisht.
Pas një hulumtimi, gazetarët e Titullit kanë arritur të mësojnë se makina e djegur është drejtuar nga shoferi që ka banim në fshatin Lluçan.
Vlen theksuar se Corrado si lëndë djegëse përdorte benzinë, mirëpo deri në këto momente që po raportojmë nuk dihet se si erdhi deri te nxitja e flakëve në këtë automjet udhëtarësh.
Policia ishte në vendin e ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk kanë dalë me njoftim zyrtarë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!