Lokale
Diaspora mbron lapidarin e UÇPMB-së
Diaspora shqiptare, është duke e përcjellur me interesim të veçantë çdo gjë që është duke kaluar Presheva, Medvegja e Bujanoci, pas vendosjes së Lapidarit të luftëtarëve të rënë të UÇPMB-së në Preshevë
"Reagimi i kryeministrit Serb Ivica Daçiq nuk është surprizë për opinion, sepse dihen apetitet e tija, por ne jemi unik mes veti dhe ky lapidar ka nderuar dëshmorët, familjet e tyre dhe padyshim edhe gjithë Luginën e Preshevës, sepse ata nuk luftuan kundër një populli, por kundër një regjimi që e dënoi e gjithë bota demokratike", kështu fillon reagimi i shoqatave të Luginës që veprojnë në Bruksel dhe Zvivër.
Shqiptarët kudo në rajon e kanë dëshmuar veten e tyre se janë tolerant dhe me aspiratë perëndimore. Lapidari i UÇPMB-së, nuk është asnjë provokim, por vetëm një akt i kushtimit të kujdesit dhe kujtimit të shqiptarëve nga kjo pjesë e atdheut në të rinjtë që ranë gjatë vitit 2001, kundër një regjimi.
Deklaratat e kryeministrit të Serbisë sipas këtyre shoqatave paralajmërojnë edhe njëherë për destabilizim të situatës dhe për të bërë "spektakle", vetëm e vetëm, që të mashtrojë popullin e vet, se kinse është duke punuar në maksimum, e në anën tjetër, duke maltretuar qytetarët autoktonë të këtyre komunave dhe duke i mbajtur në stres, në vend, se të hap vende të lira të punës dhe për të kontribuar për paqe.
"Njejtë këtë lojë e luajti para zgjedhjeve në Serbi, por shqiptarët kurrë nuk kanë qenë që kanë provokuar, e nëse, e ndjen provokim ai, se po frymojmë shqip në vendin tonë, e flasim shqip, atëherë, ne nuk mundemi ta shërojmë", vazhdonë reagimi.
Diaspora shqiptare, këto kërcënime i sheh, shumë të rrezikshme dhe i drejtohet edhe faktorit ndërkombëtarë, me në krye SHBA-të, që të vëzhgoj këtë situatë të krijuar pas deklaratave të Daçiqit.
"Paska harruar Daçiqi, që ka hartuar lapidarin për pjesëtarët e rënë të xhandarmërisë serbe edhe ate në Lluçan, fshatin 100% të banuar me shqiptarë, pastaj kazermën e madhe ushtarake në Cepotin pak kilometra nga Bujanoci", shkruajn mëtej këto shoqata të Luginës.
Mërgimtarët porosisin Daçiqin se qeveria e tij nuk mundet të ecë përpara në kurriz të shqiptarëve, duke burgosur, apo edhe më keq duke nëpërkëmbur të drejtat e tyre legjitime. Ky mentalitet antishqiptar, me të cilin kërkon të qëndrojë në pushtet, tregon se kriza politike dhe ekonomike po thellohet për çdo ditë e më shumë.
"Kërkojmë nga qytetarët e Luginës së Preshevës, partitë politike shqiptare, që të jenë në vigjile të ngjarjeve, të mos bien pre e provokimeve, ndërsa nga faktori ndërkombëtar të reagojë ndaj deklaratave të "famshme" të Daçiqit", përfundon reagimi./Titulli.com/
Shoqata Humanitare "Lugina e Preshevës", Zvicër dhe dega e saj në Bruksel
Shoqata Humanitare "Medvegja", Fully, Valis-Zvicër
Kryesia e Akademisë Përkujtimore të UÇPMB-së, Zvicër
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!