Lokale
Destani kërkon hisen e vet të deputetit
Skender Destani, lideri i Bashkimit Demokratik të Luginës nga Presheva dhe njëri prej katër partnerëve të listës parlamentare “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka lutur Tanjugun që të demantojë shkrimet e djeshme të disa mediave serbe.
Ai thotë se dje gabimisht disa media kanë dhënë informacionin se ai ka heqë dorë nga pjesa e tij e mandatit të deputetit popullor në Parlamentin e Serbisë, i cili i takon sipas marrëveshjes së koalicionit, transmeton Titulli.
“Askujt dhe asnjëherë nuk i kamë deklaruar se heqë dorë nga pjesa ime e mandatit të deputetit popullor në Parlamentin e Republikës së Serbisë. Në të kundërt, edhe unë si dhe partia të cilën drejtojë, do të shfrytëzojmë të gjitha ato çka na takojnë sipas marrëveshjes së koalicionit”, ka thënë Destani për Tanjugun.
“Sipas marrëveshjes së koalicionit, mandati dhe gjithë të tjerat të cilat vijnë me të, do të ndahen në katër parti politike të këtij koalicioni sipas rezultateve të arritura në zgjedhjet lokale”, ka shpjeguar Skender Destani.
Sipas kësaj marrëveshje, mandati dhe parat do ti ndahen: Partisë për Veprim Demokratik (PVD) e Riza Halimit, Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) Rahmi Zylfiu, Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) Jonuz Musliu dhe Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL) Skender Destani.
Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve, kohën më të gjatë të mandatit të deputetit popullor prej një vitit e disa muaj do ti takojë Riza Halimit. Më pas vjen Rahmi Zylfiu, Jonuz Musliu dhe unë”, ka vërtetuar Skender Destani, kryetar i BDL-së në Preshevë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!