Lokale
Përfundoi seanca, aprovohen të gjitha pikat
(e plotësuar 16:50h)
Ka përfunduar seanca e Kuvendit Komunal të Komunës së Bujanocit e cila filloi punimet rreth orës 10h të ditës së sotme.
Gjatë kësaj seance u shqyrtuan si dhe u aprovuan të 33 pikat, në mesin e të cilave edhe raportet financiare të ndërmarrjeve publike të cilat nuk kanë qenë të trajtuara në kuvend që nga viti i kaluar.
Kjo ishte seanca e katërt e Kuvendit Komunal të Bujanocit që është zhvilluarë me përbërjen e re, të dalura nga zgjedhjet e 6 majit./Titulli.com/
***************************************************************************************************************************
Seanca e shumëpritur e Kuvendit Komunal të Komunës së Bujanocit sot ka filluar punimet sipas orarit të paraparë.
Në këtë seancë, e cila edhe tani është duke i vazhduar punimet (13:30h), morën pjesë 23 këshilltarë, që ishin dy më shumë se sa koalicioni qeverisë i Nagip Arifit.
Në seancë morën pjesë edhe këshilltarët e Partisë Përparimtare Serbe edhe pse nuk janë pjesë e koalicionit.
Këshilltarët e opozitës shqiptare “mbledhjen e zhvilluan në kafiterit e qytetit”, duke shpresuar në mungesën e këshilltarëve për të bërë kuorumin në seancë dhe kështu dështimin e saj.
Për këtë “plan” përgatitjet kishin filluar ditë më parë, mirëpo edhe kësaj here koalicioni qeverisës i Arifit doli “më i fortë”.
Mirëpo, nuk ndodhi ashtu si paralajmëroi TV Bujanoci, se edhe tre këshilltarë (dy nga LPD dhe një nga UDSH) do të marrin pjesë në këtë mbledhje.
Deri në kë moment janë shqyrtuar dhe aprovuar 10 pika të rendit të ditës, nga 33 sa janë gjithsejtë. Sipas gazetarit të Titullit që po përcjellë këtë seancë, ajo është duke i vazhduar punimet pa shkelje ligjore./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!