Deputetët nga Parlamenti në Beograd vizitojnë bazën "Jug" në Bujanoc
Anëtarët e Këshillit për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme të Kuvendit të Serbisë kanë vizituar pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë në bazën „Jug“. Në bisedën e zhvilluar kanë vlerësuar nivelin e lartë të profesionalizmit dhe angazhim për kryerjen e detyrave dhe arritjen e qëllimeve në kuadër të vizionit dhe misionit të kësaj baze.
Siç thuhet në njoftimin e Kuvendit të Serbisë veçanërisht iu është kushtuar rëndësi pjesëmarrjes së rëndësishme të grave në Ushtrinë e Serbisë dhe në sistemin e sigurisë në përgjithësi.
Kjo vizitë është planifikuar si njëra ndër aktivitetet në përputhje me funksionet e kontrollimit të kuvendit ndaj Ushtrisë së Serbisë dhe sistemit të mbrojtjes në përgjithësi.
Anëtarëve të këshillit i janë prezantuar edhe detyrat Brigadës IV të Këmbësorisë dhe aktiviteteve në ndërtimin e bazës „Jug“ në qendrën rajonale për trajnimin e njësive për pjesëmarrje në operacionet paqësore dhe qendrës së Partneritetit për Paqe.
Anëtarët e këshillit të cilët kanë vizituar bazën kanë theksuar se përveç përpilimit të kornizës optimale ligjdhënëse, është e rëndësisë së madhe njoftimi i menjëhershëm me kushtet e jetesës dhe punës në njësit e Ushtrisë së Serbisë.
Përgjatë vizitës, anëtarët e këshillit kanë vizituar objektet e bazës „Jug“, si dhe poligonin për trajnimin taktik „Borovac“, ku njësia e Ushtrisë së Serbisë përgatitet për pjesëmarrje në misionet paqësore të Kombeve të Bashkuara në Liban, raporton Tanjug, transmeton TK.
Në delegacionin e këshillit kanë qenë deputetët: Marija Obradoviq, kryetari i këshillit Marko Gjurishiq, Millosh Toshanoviq, Dragan Shutanovac dhe Nenad Nikolliq, anëtarët e këshillit, si dhe Dubravka Filipovski, Stefana Milladinoviq dhe Alleksandar Jabllanoviq, zëdhënëse të anëtarëve të këshillit.
Delegacionin e këshillit e kanë pritur gjeneral-major Sllavolub Janiqeviq, zëdhënësi i komandantit të Komandës së Përbashkët Operative të Shtabit Gjeneral të Ushtrisë së Serbisë, koloneli Zoran Naskoviq, zëdhënësi i komandantit të Brigadës IV të Këmbësorisë dhe nënkoloneli Budimir Peshiq, zëdhënësi i komandantit të Batalionit të 41 të Këmbësorisë të Brigadës së IV të Këmbësorisë./Titulli.com/