Debat publik në Preshevë: Gjendja e shëndetësisë dhe materniteti
Nën organizimin e deputetit popullorë Riza Halimi, organizohet debat publik me temën: GJENDJA AKTUALE E SHËNDETËSISË NË KOMUNËN TONË, ME THEKS TË VEÇANTË NË MATERNITETIN E PRESHEVËS.“Kur dihet se një çerekshekulli, kjo temë është gjithnjë aktuale për opinionin tonë, kontributi i juaj është me rëndësi të veçantë”, është shprehur organizatori.
Në këtë debat të ftuar janë përfaqësuesit e pushtetit lokal, udhëheqësia dhe personeli i Shtëpisë së Shëndetit, Shoqata “Mjekët e Luginës” si dhe është i hapur për të gjithë të qytetarët.
Debati mbahet me datë 13.02.2015 (e premte) me fillim nga ora 16:30, në Sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës.