Lokale
Davenport: Dua të vazhdojë bashkëpunimin me Arifin (foto)
Në komunën e Bujanocit sot u zhvillua një takim shumë miqësor në mes të ambasadorit të Britanisë së Madhe Michael Davenport dhe kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit.
Gjatë takimit i cili zgjati rreth dy orë është biseduar për situatën në komunën e Bujanocit dhe më gjerë në Luginë, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit të filluar që nga viti 2001.
Në takim, përveç bashkëpunimit të shkëlqyeshëm komunë-ambasadë, është folur edhe për funksionimin e Trupit Koordinues si dhe arsimin, e posaçërisht Fakultetin Ekonomikë në Bujanoc.
“Ky ishte takimi im i parë pas zgjedhjes së Airifit kryetar. Biseduam për situatën politike dhe ekonomike në Bujanoc, ndërsa temë bashkëbisedimi ishte edhe arsimi, sidomos Fakulteti Ekonomik”, tha me këtë rast ambasadori Davenport.
Ai me këtë rast theksoi se është biseduar edhe për funksionimin e organeve shtetërore, përfshirë edhe Trupin Koordinues.
Arifi, pas takimit tha se ka njoftuar ambasadorin me projektet që janë duke u realizuar nëpërmjet programit Progres, ku mjetet me shumë më të lartë që janë ndarë për këtë program vinë nga Britanie e Madhe.
“Falënderova ambasadorin rreth punës që ka bërë për hapjen e Fakultetit Ekonomik, dhe në këtë drejtim do të kemi përkrahjen e mëtutjeshme sidomos sa i përket rritjes së numrit të studentëve”, tha mes tjerash Arifi.
Gjatë qëndrimit të tij përfaqësuesi i Britanisë së Madhe është takuar edhe me nënkryetarin e komunës Stojança Arsiq, me të cilin është biseduar situata e përgjithshme në Bujanoc.
Ambasadori Michael Davenport kërkoi që ky bashkëpunim i shkëlqyeshëm nga ana e vetadministratës lokale me Ambasadën e Britanisë së Madhe të vazhdojë edhe më tej./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!