
Dardan Molliqaj pritet në komunën e Preshevës
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka pritur në takim përfaqësues të Partisë Socialdemokratike, dhe kryetarin Dardan Molliqaj.
Postimi i plotë Facebook nga Shqiprim Arifi:
Gjatë ditës, bashkë me zv.kryetarin z.Almin Shaqiri dhe këshilltarët, znj.Almina Iljazi dhe z.Argjend Sherifi, mirëpritëm në Preshevë, përfaqësues të Partisë Socialdemokratike, me në krye kryetarin e partisë z.Dardan Molliqaj.
Kënaqësi që në bashkëbisedim patëm mundësinë për të diskutuar për çështje të rëndësishme për Luginën e Preshevës.
Delegacioni i PSD-së, u njoftuan më nga afër me preokupimet dhe gjendjen e përgjithshme socio-ekonomike të komunës së Preshevës.