Daçiqi nuk e hoqi përmendoren
Lokale

Daçiqi nuk e hoqi përmendoren

17.Jan.2013 13:06
0
Edhe pse kishte thënë se më 17 janar do të hiqte përmendoren “me dëshirë apo me forcë”, kryeministri i Serbisë deri në këtë moment “nuk ka realizuar premtimin e dhënë”. Pllaka përkujtimore me emrat e Dëshmorëve të UÇPMB-së po qëndron në sheshin e Preshevës, para godinës së administratës komunale. Titulli raporton se edhe pse ndjehet atmosferë e tensionuar në mesin e qytetarëve, situata është e qetë. Disa qytetarë pushojnë në ulëset afër përmendores, disa të tjerë shëtisin, ndërsa kohë pas kohe përmendorja e UÇPMB-së vizitohet nga reporterët vendor dhe të huaj. Kryeministri dhe Ministri i punëve të brendshme, Ivica Daçiq pas vendosjes së përmendores së UÇPMB-së pat thënë se do ta heqë ate më 17 janar. “Nëse atë nuk e heqin vet, do ta heqim ne me dëshirë ose me forcë”, është shprehur Daçiq. Kohëve të fundit ai ka zbutur prononcimet e tij, duke ofruar tani zhvendosje të pllakës përkujtimore në një lokacion tjetër. Këtë ofertë të Daçiqit nuk e kanë pranuar kuvendarët shqiptar të Luginës dhe në mbledhjen e djeshme të Kuvendit të Komunës së Preshevës, njëzëri është vendosur që përmendorja të mbetet aty ku është duke aprovuar vendimin për legalizimin e saj./Titulli.com/
Ockman: Do të mbështesim ngritjen ekonomike në Bujanoc (video)
77 % e qytetarëve janë për të mos zhvendos pllakën përkujtimore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration