Corona virus në Serbi: Për fundjavë mundë të punohet deri në orën 3 apo 8 pasdite?
Qendrat tregtare, hoteleritë dhe shërbimet do të jenë të hapura deri në orën 8 të mbrëmjes gjatë kësaj jave në Serbi, kështu ka vendosur Shtabi i Krizave për luftën kundër korona virusit edhe pse nuk është bërë publik ky vendim, shkruan BBC në serbisht, transmeton Titulli.com.
Nënkryetari i bashkisë së Beogradit, Goran Vesiq tha se pjesa mjekësore e Shtabit të Krizave nuk ishte dakord që të gjitha objektet të ishin të hapura për fundjavën, përcjellë Titulli.com.
Ai shto se nuk kishte bisedime mbi masat për Vitin e Ri në seancë, por ato do të diskutohen të hënën, 28 dhjetor.
Ndërsa anëtari I shtabit të krizave në Serbi, Branislav Tiodoroviq tha se nëse punojmë për fundjavë deri në orën 3 pasdite, do të sigurohemi që njerëzit ta bëjnë atë, në mënyrë që të mos ketë turma për ditën e punës.
“ Atëherë do të kishim më pak presion në prag të Vitit të Ri. Sidoqoftë, për një kohë të gjatë ka pasur disa presione nga industria e hotelerisë”, tha mes tjerash Tiodoroviq.
Sipas të dhënave më të fundit, numri i njerëzve të infektuar me korona virusi në Serbi është rritur me 4,091 që nga dita e mëparshme, dhe 49 pacientë të tjerë kanë vdekur./Titulli.com/