Cilat janë masat e reja ndaj Covid-19, njoftim nga komuna e Bujanocit
Shtabi Emergjent për mbrojtjen e shëndetit të banorëve të Republikës së Serbisë nga sëmundjet ngjitëse COVID-19 propozoi masa të reja për luftimin e epidemisë, të cilat do të vlejnë prej nga e mërkura, 17 mars gjerë të dielën më 21 mars.
Ky është njoftimi i komunës së Bujanocit për këto masa i publikuar në Facebook:
Nga mbrëmja e të martës në ora 20,00 respektivisht ora 21.00, do të mbyllen të gjitha objektet hoteliere ( kafiteritë, restoranet, klubet e natës ), qendrat tregëtare, të gjitha shitoret ( përpos shitoreve ushqimore), kinematë, muzetë, galeritë, sallonet e ondulimit dhe kozmetikes, sallonet e bukurisë, bastoret, lojërat e fatit , lojërat për fëmijë, teretanet, ushtrimoret, qendrat e fitnesit, bazenet, lojërat për sport.
Gjithashtu, gjatë ditëve në vijim në fuqi do të jenë masat epidemiologjike si në vikendin e kaluar.
Siç është vikendi ditë pushimi, është e rëndësishme të theksohet që masat e mbylljes nuk kanë të bëjnë në ndërmarje, fabrika dhe në organizimin e brendshëm intern të punës dhe aktiviteteve punuese. Gjithashtu, në kohen e punës do të janë të hapura të gjithë shallterat e organeve shtetërore, postat, bankat, shoqëritë e sigurimit, këmbimoret.
Identike si dhe në vikend, objektet në të cilat kufizimi i punës në ditët në vijim nuk ka të bëjë dhe të cilëve i lejohet puna edhe gjatë vikendit:
- Barnatoret , ordinancat, labaratorët, ordinancat stomotologjike dhe ordinancat e veterinarisë, barnatoret e veterinarisë;
- Objektet tregtare në të cilat bëhet shitja prodhimeve ushqimore, tregjet, tregjet e gjelbërta, shitoret e ushqimit të kafshëve;
- Objektet e pavarura me pakicë në të cilët blerja bëhet pa hyrje në objekt- kioska dhe trafika;
- Objektet dhe shitoret në të cilat kryhen sherbime të cilat nuk kërkojnë qëndrim të gjatë të shfrytëzuesve dhe në të cilat kontakti është i kufizuar, këpucëtarët, xhamëprerësit, puntoritë e rrobaqepsive, puntoritë zdrukthtare, vullkanizerët, kontrollimet teknike, autolarjet, pastrimet kimike;
- Pompat e benzines në kryerjen e veprimtarive shesin derivate;
- Restoranet dhe klubet në kuadër të hotelerive dhe kategori të tjera për vendosje vetëm për musafirë të cilët e kanë të lajmëruar qendrimin në atë hotel;
- Objektet sportive për përkatitjen dhe mirëmbajtjen e garave të regjistruara në kuadër të kompetencave të këshillit nacional sportiv.
Vërejtjet të rëndësishme janë që shallteri për shitjen e ushqimit në restorane, si dhe shallteri i shitjes së kafës dhe pijeve në lokale në shetitore nuk është i lejuar.
Organet kompetente, shërbimet e inspekcionit dhe policia komunale do të bëjë kontrollë të rreptë për rrespektimin e masave epidemiologjike në ditët në vijim dhe Qeveria edhe kësaj here edhe një herë fton në rrespektimin e të gjitha masave epidemiologjike dhe apelon në përgjethsi individuale të gjithë qytetarëve.
Të gjitha masat mirren për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe kontakt social në minimum, deri te fitorja përfundimtare ndaj pandemisë nevojitet kontributi i të gjithëve në shoqëri.
Vaksinimi kundër sëmundjes ngjitëse COVID – 19 bëhet pa ndërprerje me planin e paraparë dhe në ditët në vijim, ashtu që masat e reja në asnjë mënyrë nuk e pengojnë procesin e imunizimit.