Çfarë është koronafobia, çrregullimi që erdhi nga Covid-19
Përgjatë pandemisë shumë njerëz ndjenë panik dhe alarm. Kjo çoi në krijimin e “koronafobisë”, të cilën studiuesit e përkufizuan si “një çrregullim që shkakton përgjigje të tepruar të shkaktuar nga frika e Covid-19”.
Kjo përgjigje çon në shqetësim të tepruar mbi simptomat fiziologjike të Covid-19, shmangien e rutinës si dhe të vendeve dhe situatave publike, dhe shkakton ndryshime të dukshme në jetën e përditshme.
Disa faktorë që mund të çojnë në koronafobi përfshijnë mendimet për të gjitha pasiguritë që vijnë nga pandemia, përshtatja me mënyrën e re të jetesës, ose ankthi kur njerëz të njohur të thonë se janë infektuar me virus.
Sipas ekspertëve, shenjat e para që tregojnë se jeni koronafobik janë vështirësia për të përmbushur angazhimet tuaja ose detyrat e domosdoshme, sepse jeni në panik se mos infektoheni me Covid.