Certifikohet lista për zgjedhje parlamenetare, Kamberi do t’i prijë proceseve
Komisioni Republikan Zgjedhor ka certifikuar listën e përbashkët shqiptare për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare më 21 qershor.
Sipas vendimit të KRZ-së lista “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” do të mbajë numrin 16.
Gjithashtu Komisioni Republikan Zgjedhor miratoi vendimin se kjo listë plotëson kushtet për caktimin e dy përfaqësuesve në përbërjen e zgjeruar të anëtarëve të komisionit Farush Islami, jurist i diplomur dhe dhe Ismail Pajaziti gjithashtu jurist i diplomuar nga Bujanoci.
Certifikimimin e ka përshëndetur edhe bartësi i listës, Shaip Kamberi duke theksuar se së bashku me të tjerët do t’i prijë proceseve.
“Faleminderoj 4800 përkrahësit e PVD-së në veçanti, e 11730 përkrahësit e kësaj liste në përgjithësi, që me nënshkrimin e tyre përkrahen këtë Listë zgjedhore. Ftoj të gjithë shqiptarët me drejtë vote të përkrahin listën e përbashkët dhe faleminderoj Republikën e Shqipërisë dhe Ministrin Cakaj për përkrahjen e parezervë të kësaj liste”, ka shkruar Kamberi.
Më 19 maj në Preshvë përfaqësuesit politik shqiptarë në Luginë të Preshevë kanë nënshkruar marrëveshjen për pjesëmarrje me listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare./Titulli.com/